BOOK ONLINE
2 ADULTS
0 CHILDREN
Adults
- 2 +
Children
- 0 +
 

SUITA JUNIOR EKZEKUTIVE (ME XHAKUZI TE JASHTEM)

Suita Junior Ekzekutive me ngjyrat e saja të shkëlqyera, me një hapësirë të brendshme në madhësi prej 38.30 metra katrorë dhe me një hapësirë të jashtme në madhësi prej 34-53 metra katrorë, mirëpret vizitorët që janë në kërkim të luksit dhe komforit. Kjo dhomë elegante do ti lazdrojë të gjithë vizitorët duke ofruar një pamje direkte madhështore të detit si dhe një xhakuzi në verandën e gjerë, së bashku me një mobilim elegant, të butë dhe dinjitoz.

Ky akomodim sigurisht se do ti kënaq edhe ata vizitorë që kanë kërkesa të mëdha ngase ofron të gjitha pajisjet e nevojshme, duke përfshirë kanale satelitore, TV me ekran të sheshtë, arkë për sigurinë e depozitave, klimatizim, ngrohje, si dhe gjëra tjera luksoze, si zona për ulje relaksuese, dysheme me pllaka/mermer, pantofla dhe mjete higjenike falas, rroba banjoje, si dhe aparati për bërjen e kafesë.

Suitat Juniore Ekzekutive mund të akomodojnë në mënyrë elegante deri në tre persona.

 
PAJISJET E DHOMES
  • Ballkon me pamje nga Deti
  • Linjë direkte telefonike
  • Kanale satelitore
  • Kanale satelitore
  • Arkë sigurie për depozit
  • Klimatizim, nxemje
  • Tavolinë pune
  • Dysheme me pllaka/mermer
  • Banjo private & Dush Kabinë
  • Artikuj falas për toilet, tharëse e flokëve, pantofla
  • Minibar, Frigorifer
  • Wi-Fi falas
 
ESHTE MIRE TE DINI

REGULLAT E DHOMËS

Në çmim përfshihet vakti i mëngjesit dhe të gjitha taksat e aplikueshme.

Pansionet dhe gjysëm pansionet shtesë  mund të porositen dhe rezervohen pasi ta keni zgjedhur dhomën. 

Parapagimi: 30 për qind e shumës totale mund të kërkohet të paguhet menjëherë pasi ta keni rezervuar dhomën.

Për çdo anulim i cili bëhet së paku 21* ditë para datës së aranzhuar, e tërë shuma e depozitit do

t’ju kthehet dhe nuk ekziston ndonjë tarifë dënimi për anulim.

 
Room
UPGRADE
SUITA PRINCI FAISAL - KSA