BOOK ONLINE
2 ADULTS
0 CHILDREN
Adults
- 2 +
Children
- 0 +
 

SUIT FAMILJARE

Suitat familjare janë të përbëra nga dhoma me nga dy hapësira të ndara në mënyrë estetike, në mënyrë që të sigurojë funksionalitet dhe privatësi. Këtë suite posedojnë vend të posaçëm për ulje dhe relaksim, banjo të mëdha me vaskë dhe dush tropikal apo me kabinë tropikale e ndarë veqmas, si dhe dy televizorë, me një hapësirë të brendshme në total prej 40 metra katrorë.

Hapësira jashta suitës është vërtetë impresive, pasi që ky lloj akomodimi posedon veranda gjithëpërfshirëse ku madhësia e tyre varion prej 14 deri në 16 metra katrorë. Të lexosh një libër, të kënaqesh me pamjen madhështore të detit, të rrezitesh, të vështrosh pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit ose edhe të vështrosh pamjen mahnitëse të qiellit, këto janë vetëm disa gjëra që mund ti bëni dhe përjetoni duke qëndruar në këto veranda të bukura!

Suitet Familjare shumë lehtë mund të akomodojnë dy deri në tre të rritur dhe një fëmijë.

 
PAJISJET E DHOMES
  • Ballkon me pamje nga Deti
  • Linjë direkte telefonike
  • Kanale satelitore
  • Kanale satelitore
  • Arkë sigurie për depozit
  • Klimatizim, nxemje
  • Tavolinë pune
  • Dysheme me pllaka/mermer
  • Banjo private & Dush Kabinë
  • Artikuj falas për toilet, tharëse e flokëve, pantofla
  • Minibar, Frigorifer
  • Wi-Fi falas
 
ESHTE MIRE TE DINI

REGULLAT E DHOMËS

Në çmim përfshihet vakti i mëngjesit dhe të gjitha taksat e aplikueshme.

Pansionet dhe gjysëm pansionet shtesë  mund të porositen dhe rezervohen pasi ta keni zgjedhur dhomën. 

Parapagimi: 30 për qind e shumës totale mund të kërkohet të paguhet menjëherë pasi ta keni rezervuar dhomën.

Për çdo anulim i cili bëhet së paku 21* ditë para datës së aranzhuar, e tërë shuma e depozitit do

t’ju kthehet dhe nuk ekziston ndonjë tarifë dënimi për anulim.

 
Room
UPGRADE
SUITA JUNIOR LUKSOZE ME XHAKUZI TE JASHTEM