BOOK ONLINE
2 ADULTS
0 CHILDREN
Adults
- 2 +
Children
- 0 +
 

SUIT JUNIOR SUPERIORE

Me një kapacitet deri në katër persona, kjo suit i bënë vizitorët të ndihen si në shtëpitë e tyre! Suita ka dy dhoma të ndara me një hapësirë totale prej 39.50 metra katrorë, e ndarë estetikisht për ta maksimizuar privatësinë dhe të jetë sa ma praktike. Ky lloj i dhomës me hapësirë të bollshme ka një pjesë komfore për tu ulur dhe dy televizorë, ku pastaj ka qasje në një verandë private me një pamje madhështore dhe panoramike të detit dhe e cila është e mobiluar me mobilje të dizajnuara për jashtë.

Këto suita posedojnë klimatizim dhe ngrohje, tavolinë pune, banjo me vaskë dhe dush, minibar, pajisje dhe aparat për bërjen e kafesë, tharje të flokëve, TV satelitor/kabllor, rroba banjoje, pantofla dhe pajisje tjera të nevojshme për banjo. Atmosfera e përgjithshme është shumë elegante dhe relaksuese, me tonalitete të buta dhe me mobilje të klasit të parë.

Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të suitave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës.

 
PAJISJET E DHOMES
  • Ballkon me pamje nga Deti
  • Linjë direkte telefonike
  • Kanale satelitore
  • TV me ekranë të sheshtë
  • Arkë sigurie për depozit
  • Klimatizim, nxemje
  • Tavolinë pune
  • Dysheme me pllaka/mermer
  • Banjo private & Dush Kabinë
  • Artikuj falas për toilet, tharëse e flokëve, pantofla
  • Minibar, Frigorifer
  • Wi-Fi falas
 
ESHTE MIRE TE DINI

REGULLAT E DHOMËS

Në çmim përfshihet vakti i mëngjesit dhe të gjitha taksat e aplikueshme.

Pansionet dhe gjysëm pansionet shtesë  mund të porositen dhe rezervohen pasi ta keni zgjedhur dhomën. 

Parapagimi: 30 për qind e shumës totale mund të kërkohet të paguhet menjëherë pasi ta keni rezervuar dhomën.

Për çdo anulim i cili bëhet së paku 21* ditë para datës së aranzhuar, e tërë shuma e depozitit do

t’ju kthehet dhe nuk ekziston ndonjë tarifë dënimi për anulim

 
Room
UPGRADE
SUIT EKZEKUTIVE JUNIOR ME XHAKUZI TE JASHTEM