EXPLORE PARGA

ATRAKSIONET

Me male të theposura, limane të fshehura në formë parajse, dhe me numër të madh të fshatrave tradicionale dhe me arkitekturë unike, Epiri dhe Greqia Perëndimore në përgjithësi, mirëpret vizitorë të cilët dëshirojnë të eksplorojnë vende me bukuri të rralla natyrore dhe të cilët dëshirojnë të kënaqen me aktivitete emocionuese.

Vizitorët do të përjetojnë peizazhe të rralla të Greqisë Perëndimore si dhe kryqëzime të ndryshme të civilizimit grek, mu në mes të vargut të malit Pindos dhe detit Jon. Majat impresive të malit, bukuri që të ndalë frymën, bimë dhe kafshë të rralla, liqene, lumenjë si dhe plazhe briliante, duke u shoqëruar me rrënojat e lashta të Dodonisit dhe me më shumë se dhjetë fortesa mesjetare, manastire, ura të harkuara dhe fshatra tradicionale të ndërtuara me gurë, kështu duke krijuar një vend me atraksione të pafundme.

Destinacionet janë të shumta dhe të ndryshme, kështu duke ofruar një numër të madh të mundësive për pushime gjatë tërë vitit. Që nga Zagorohoria e bukur, Metsovo dhe Tzoumerka, deri tek qyteti historik i Janinës, Meteora mbresëlënëse si dhe resortet e njohura të Pargës dhe Syvotas, Epirusi i mirëpret pushuesit vendor dhe poashtu ata ndërkombëtar dhe i fton ata që të përballen me pamje të panumërta të Greqisë Perëndimore.

KULTURA

Përveq pamjeve të mrekullueshme, vizitorët e Epirit do të ballafaqohen edhe me ritme të ndryshme të jetës dhe me njerëz të mrekullueshëm. Mendësia e njerëzve këtu është afektuar fuqishëm nga historia e pasur e regjionit, siq është dëshmuar nga bollëku i monumenteve historike: qendrat arkeologjikale të Dodonit, Nikopolisit Roman dhe Orakulit tek Efyra, kalaja dhe muzeumi Bizantin në Janinë, manastiret në ishull dhe në Zagorohoria, të cilat janë disa nga vendet që i njoftojnë vizitorët me zakonet vendore.

Kjo kulturë gjithashtu vë në theks mjeshtërinë tradicionale të veprave artizanale të të gjitha llojeve, që nga arti delikat i argjentarisë e deri tek arti i ndërtimit të mureve, që janë evidente në fshatrat tradicionale të quajtura “poezi në gurë”. Poashtu, Metsovo, fshatrat në distriktin e Zagorias, Syrrako dhe Kalarrytes në Tzoumerka, nuk duhet të anashkalohen! Për më shumë, urat harkore të gurit të Kalogerikos, Plakas, Konitsa dhe Artas, nuk ka dyshim se ia vlen të vizitohen.

Së fundi, por jo edhe kaq, ky regjion ka një gastronomi tradicionale të pashoq; produktet lokale të qumshtit dhe djathi feta, vaktet e shijshme të mishit, si dhe pitet e bëra nga shtëpia me mbushje të ndryshme, janë shumë të njohura në Greqi.

PLAZHET

Në mes të dy qyteteve të bukura të Pargës dhe Syvotës, Epiri ka një vijë bregdetare polimorfike që përbëhet nga plazhe ranore dhe me guralecë, kodrina te gjelbërta dhe ujëra ngjyrë smeraldi.

Që të dyja janë plazhe të izoluara dhe limane të vogla, ku vizitorët mund të kënaqen me qetësinë dhe intimitetin, si dhe plazhet e organizuara të cilat ofrojnë pajisje bashkëkohore.

Sportet ujore dhe aventurat nënujore janë të disponueshme në plazhet e organizuara, ku poashtu gjenden edhe barkafe në plazh, mejhane, dhe kafiteri. Në shumicën e vendeve, hotelet, vilat dhe apartamentet janë të vendosura përreth plazheve të mrekullueshme, kështu duke lejuar vizitorët që të planifikojnë pushime perfekte dhe që të kënaqen me jetën në plazh.

Disa nga plazhet që duhet patjetër të vizitohen janë plazhi i Lichnos dhe Valtos afër Pargës, Galikos dhe Bella Vraka afër Syvotas, si dhe Monolithi dhe Kastrosykia afër Prevezës. Natyrisht, ka edhe shumë plazhe tjera përveq atyre që përmendëm, andaj vizitorëve ju duhet kohë për të eksploruar shumë nga to deri sa të gjejnë atë të preferuarin!

Së fundi, por jo edhe kaq, vizitorët, në anën tjetër, kanë mundësinë të vizitojnë edhe lumin Acheron dhe të kënaqen duke udhëtuar dhe duke notuar në ujërat e tij të kristaltë!