MREKULLIA DYSHE
Kjo është një dhomë për dy persona me madhësi prej 22.5 metra katrorë, ku disponon një ballkon privat me një pamje të mrekullueshme nga deti Jon. Dhoma ka klimatizim, TV kabllor/satelitor, banjo me tush, minibar, frigorifer, rroba banjo, pantofla, si dhe pajisje tjera të banjos. Poashtu interneti Wi-Fi është i disponueshëm, si në të gjitha dhomat tjera të hotelit.
Dhoma Mrekullia Dyshe është e pajisur me një dizajn bashkëkohor dhe është e mobiluar me stil dhe elegancë. Kjo dhomë e shkëlqyer është poashtu e pajisur me një shtrat të gjerë për dy persona apo me dy shtretër dhe është ideale për qifte apo për shokë të cilët kanë dëshirë të përjetojnë një pushim të mirë dhe relaksues.
Ju lutemi të keni parasysh se këto lloje të dhomave janë të vendosura në ndërtesën kryesore përballë pishinës.