SUIT EKZEKUTIVE JUNIOR ME XHAKUZI TE JASHTEM
Suita Junior Ekzekutive me ngjyrat e saja të ndritshme, me një interier të shkëlqyer të madhësisë 38.30 metra katrorë si dhe me një hapësirë të jashtme të gjerë prej 34-35 metra katrorë, është e krijuar për vizitorët që janë në kërkim të luksit dhe komforit.
Dhomat elegante do ti lazdronin mysafirët duke iu ofruar mikëpritje të klasit të parë; me një xhakuzi të vendosur në verandën e gjerë, me pamje të mrekullueshme që të ndalin frymën, me mobilim qetësues për sy.
Ky lloj akomodimi do ti plotësonte edhe nevojat e pushuesve me kërkesa të mëdha.
Këto lloje të suitave mund të akomodojnë deri në tre persona dhe janë të pajisura me aparatura moderne si TV me ekranë të sheshtë, kanale satelitore, arkë për siguri të depozitave, klimatizim dhe ngrohje, zona komfore të pushimit, dysheme të bukura prej pllakave/mermerit, pantofla dhe mjete higjenike banjoje falas, rroba banjoje, si dhe pajisje dhe aparaturë për bërjen e kafesë.
Ju lutemi keni parasysh se këto lloje të suitave janë të vendosura në ndërtesën kryesore pranë pishinës.