SUITA PRINCI FAISAL
Kjo suitë e jashtëzakonshme me madhësi prej 78 metra katrorë, është lloji më i madh i akomodimit në hotel, që ka për qëllim ti lazdrojë mysafirët me një komfor dhe luks të pafund. Suita posedon një dhomë të veçuar të fjetjes, dhoma e padronit, me një banjo të madhe dhe moderne, një dhomë të fëmijëve që poashtu posedon banjo, një dhomë e ndejës komode dhe e unifikuar si dhe dy ballkone të gjera në madhësi totale prej 60,70 metra katrorë!
Mobiljet e zgjedhura me kujdes të bëra nga pëlhura të kualitetit të lartë janë të gjitha të buta dhe dinjitoze, ndërsa dhomat ofrojnë pamje të shkëlqyera dhe të mahnitshme të detit Jon. Suita presidentiale është e furnizuar me pajisje bashkëkohore të cilat do ti argëtojnë mysafirët sipas dëshirës së tyre: aparat CD/DVD, iPod, Playstation3, dhe natyrisht Xhakuzi luksoz të jashtëm!
Suita presidentiale mund ti akomodojë në mënyrë komfore dy deri në gjashtë veta.