BOOK ONLINE
2 ADULTS
0 CHILDREN
Adults
- 2 +
Children
- 0 +
 
 
 

MREKULLIA DYSHE

Kjo është një dhomë për dy persona me madhësi prej 22.5 metra katrorë, ku disponon një ballkon privat me një pamje të mrekullueshme nga deti Jon. Dhoma ka klimatizim, TV kabllor/satelitor, banjo me tush, minibar, frigorifer, rroba banjo, pantofla, si dhe pajisje tjera të banjos. Poashtu interneti Wi-Fi është i disponueshëm, si në të gjitha dhomat tjera të hotelit.

Dhoma Mrekullia Dyshe është e pajisur me një dizajn bashkëkohor dhe është e mobiluar me stil dhe elegancë. Kjo dhomë e shkëlqyer është poashtu e pajisur me një shtrat të gjerë për dy persona apo me dy shtretër dhe është ideale për qifte apo për shokë të cilët kanë dëshirë të përjetojnë një pushim të mirë dhe relaksues.

Ju lutemi të keni parasysh se këto lloje të dhomave janë të vendosura në ndërtesën kryesore përballë pishinës.

 
PAJISJET E DHOMES
  • Ballkon me pamje nga Deti
  • Linjë direkte telefonike
  • Kanale satelitore
  • Kanale satelitore
  • Arkë sigurie për depozit
  • Klimatizim, nxemje
  • Tavolinë pune
  • Dysheme me pllaka/mermer
  • Banjo private & Dush Kabinë
  • Artikuj falas për toilet, tharëse e flokëve, pantofla
  • Minibar, Frigorifer
  • Wi-Fi falas
 
ESHTE MIRE TE DINI

REGULLAT E DHOMËS

Në çmim përfshihet vakti i mëngjesit dhe të gjitha taksat e aplikueshme.

Pansionet dhe gjysëm pansionet shtesë  mund të porositen dhe rezervohen pasi ta keni zgjedhur dhomën. 

Parapagimi: 30 për qind e shumës totale mund të kërkohet të paguhet menjëherë pasi ta keni rezervuar dhomën.

Për çdo anulim i cili bëhet së paku 21* ditë para datës së aranzhuar, e tërë shuma e depozitit do

t’ju kthehet dhe nuk ekziston ndonjë tarifë dënimi për anulim.